Kulturë

Shpërndarja e 2.5 milionë eurove për rimëkëmbje edhe në kulturë s’ka afat

Shpërndarja e 2.5 milionë eurove për rimëkëmbje edhe në kulturë s’ka afat
“Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të ndahen mjete në shumë 2.500.000 euro për mbështetjen financiare për punësimin e të rinjve, përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve të tjera joformale, stimulimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe rivitalizimit të tyre”, shkruhet në vendimin e Qeverisë
 

Ministria e Kulturës ka marrë “këstin” e dytë nga Fondi për rimëkëmbje. Janë 2.5 milionë euro prej të cilave nuk dihet se sa do të marrë kultura. Nga i njëjti fond, vitin e kaluar MKRS-ja s’i kishte ndarë për artistët as gjysmë milioni. Përkrahja erdhi tek në fund të vitit dhe për këtë u kritikua jo pak. As tash nuk ka një afat se kur dhe në çfarë forme do të shpërndahen mjetet

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që edhe 2 milionë e 500 mijë euro të shpërndahen nga Ministria e Kulturës në kuadër të Fondit për rimëkëmbje ekonomike. Është gjysma e dytë e mjeteve që ishin planifikuar qysh në shtator të vitit të kaluar. Porse, kur do të jenë këto mjete në dispozicion të MKRS-së, kjo ende nuk dihet. Nuk e di Ministria e Kulturës e as ajo e Financave. Një tjetër çështje që nuk mund të sqarohet nga institucionet është se nga sa mjete do të shkojnë për sektorët që mbulon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të ndahen mjete në shumë 2.500.000 euro për mbështetjen financiare për punësimin e të rinjve, përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve të tjera joformale, stimulimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe rivitalizimit të tyre”, shkruhet në vendimin e Qeverisë i marrë të premten.