Kulturë

Piktura pesëshekullore i kthehet muzeut që s’e dinte që i ishte vjedhur

Piktura pesëshekullore i kthehet muzeut që s’e dinte që i ishte vjedhur
Policia ruan kopjen e veprës “Salvator Mundi” të Da Vinçit që u vodh prej muzeut “Doma” në manastirin “San Domenico Maggiore” në Napoli
 

Napoli, 19 janar (The Guardian) – Policia italiane ka gjetur një kopje të “Salvator Mundit”, pikturës së Leonardo da Vinçit, në një banesë në Napoli dhe e ka kthyer në muzeun që s’kishte ide se i ishte vjedhur.

Zyrtarët policorë të hënën në mbrëmje kanë njoftuar për arrestimin e një 36-vjeçari, pronar i banesës, nën dyshimin se kishte pranuar gjësende të vjedhura, pasi piktura u gjet në dollapin e tij të dhomës.