Kulturë

Shteti e lë në gropë lokalitetin antik në “Sheshin e Lidhjes”

Shteti e lë në gropë lokalitetin antik në “Sheshin e Lidhjes”
Të mbuluara deri diku me borë, strukturat në “Sheshin e Lidhjes”, që besohet se u takojnë shekujve III-IV, gjenden në gropë dhe janë duke u dëmtuar dita-ditës. Në atë gjendje janë qysh prej vitit 2016
 

Strukturat e shekujve III-IV u konsideruan goxha të rëndësishme për historinë e qytetit jugor në kohën kur u gjetën, këtu e para më shumë se pesë vjetësh. Por krejt të parëndësishme dalin të jenë për shtetin. Institucionet e nivelit lokal, rajonal e qendror nuk e kanë idenë se kur mund të ndërhyhet aty, përgjegjësia bartet prej njërës palë te tjetra

Kur doli në pah më 2014, lokaliteti arkeologjik që gjendet në qendër të Prizrenit zgjoi goxha interes. Më pas u konstatua se bëhet fjalë për struktura që u takojnë shekujve III-IV. Gjetjet arkeologjike në “Sheshin e Lidhjes” u konsideruan goxha të rëndësishme për historinë e qytetit jugor. Por krejt të parëndësishme dalin të jenë për shtetin. Institucionet e nivelit lokal, rajonal e qendror nuk e kanë idenë se kur mund të ndërhyhet aty. Në bazë të proceseve të deritashme, Komuna del të jetë hallka që funksionon më së paku.