Kulturë

Balona “Trump” në koleksionin e Muzeut të Londrës

Balona “Trump” në koleksionin e Muzeut të Londrës
Balona e Trumpit si bebe, duke u përgatitur për fluturimin inaugurues në korrik të vitit 2018.
 

Balona me ajër, e gjatë 6 metra, u bë simbol i protestave britanike kundër presidentit amerikan në largim

Londër, 20 janar (The Guardian) – Balona me ajër, karikatura që personifikon Donald Trumpin e që u bë simbol i Britanisë së Madhe kundër presidentit amerikan ka siguruar vendin e vet në histori brenda një muzeu me rëndësi.

Balona e mbushur me helium, e paguar me fonde të grumbulluara, e shfaq Trumpin si një bebe të zhurmshme të portokalltë që mban pelene, me duart e tij të vogla, që shtrëngojnë një telefon. Fillimisht ajo qe shfaqur mbi sheshin e Parlamentit gjatë protestave për vizitën e parë presidenciale të Trumpit në Britani, në vitin 2018. U rishfaq për vizitën e tij shtetërore në vitin 2019 dhe gjithashtu u shfaq në Francë, Argjentinë, Irlandë, Danimarkë dhe vende të tjera në SHBA.