Kulturë

Mustafa Arapi – mjeshtri që u dha shkëlqim Onufrit e kryeveprave shqiptare

Mustafa Arapi – mjeshtri që u dha shkëlqim Onufrit e kryeveprave shqiptare
Mustafa Arapi ishte një nga emrat më të respektuar në mileun artistik shqiptar: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e pranë arbëreshëve
 

Tek të gjithë linte përshtypjet më të mira të një zotërie sharmant e me plot dije. Me shallin në grykë që i jepte një sqimë prej bohemi, Mustafa Arapi ishte një nga mjeshtrit më të mirë të restaurimit në botën shqiptare. Arsenali i kulturës shqiptare i detyrohet përgjithmonshëm atij për restaurimin e qindra metrave katrorë afreska në kishat ortodokse gjithandej Shqipërisë. Prej duarve të tij, Onufri dhe plejada e artistëve shqiptarë morën shkëlqimin e vërtetë

Prishtinë, 21 janar – Dora e tij prej restauruesi është kudo ku janë kryeveprat e artit shqiptar. Falë tij, Onufri, Qiprioti, Çetirët, Zografët ashtu sikundër edhe një numër ikonash e afreskesh fituan shkëlqimin e merituar në panteonin e kulturës shqiptare.

Me një profil solid prej restauruesi dhe piktori, Mustafa Arapi ishte një nga emrat më të respektuar në mileun artistik shqiptar: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e pranë arbëreshëve.