Kulturë

Autoritetet shqiptare ftojnë vizitorët t’u kthehen vendeve të trashëgimisë kulturore

Autoritetet shqiptare ftojnë vizitorët t’u kthehen vendeve të trashëgimisë kulturore
Gjatë vitit 2020, Parku Kombëtar i Butrintit në Rrethin e Sarandës kishte rreth 20 mijë vizitorë. Më 2019, shënoi rekord me 236 mijë vizitorë
 

Prishtinë, 20 janar – Gjendja e pandemisë gjatë vitit të kaluar e ka mpakur si asnjëherë më parë vizitueshmërinë në vendet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Megjithëse as në kohën e izolimit nuk kanë reshtur vizitat, muzetë, parqet arkeologjike, si dhe kalatë janë vizituar nga 62 mijë e 627 vizitorë. Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas së cilës nga kjo shifër vizitash janë mbledhur të ardhura në vlerë prej 11.698.370 lekësh (rreth 100 mijë euro).

“Edhe pse një vit i vështirë, nuk e ndalëm punën në promovimin e trashëgimisë kulturore. Shifrat, ndonëse më të ulëta se një vit më parë, tregojnë se shqiptarët e duan të bukurën dhe trashëgiminë kulturore. Kjo, falë edhe politikave për nxitjen e turizmit vendas”, ka shkruar ministrja Margariti në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.