Kulturë

Ylli viteve të arta të kinematografisë në Jugosllavi

Ylli viteve të arta të kinematografisë në Jugosllavi
“I sodis yjet. Është një natë e qashtër dhe Rruga e Qumështit duket kaq afër. Atje do të shkoj së shpejti”, shkruante Mira Furlan
 

Me rolet e saj në filma të ndryshëm, Mira Furlan ishte një nga aktoret më të dalluara në ish-Jugosllavi në fundvitet ‘80. Por ajo do të bëhej jo pak kundërthënëse mes bashkëvendësve të saj në Zagreb kur, edhe në kontekstin e thellimit të armiqësisë më Serbinë, vazhdonte të performonte në skenat në Beograd. Protestoi kundër nacionalizimit dhe iku në ShBA ku edhe atje hapi një kapitull karriere

Për shumëkënd ajo ishte një nga yjet kroatë të botës së aktrimit. Fama e saj tejkaloi kufijtë e Kroacisë kur do të interpretonte rolet e paharrueshme në seritë televizive “Babylon 5” dhe “Lost”.

Aktore dhe këngëtare, Mira Furlan ka vdekur të mërkurën në moshën 65-vjeçare. Fillimisht lajmi është kumtuar nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, e më pas edhe krijuesi i serialit “Babylon 5”, Joseph Michael Straczynski ka bërë një kushtim të ndjerë për miken e tij.