Kulturë

Institucionalizohet kërkesa për mbrojtjen e ish-Burgut të Gurrakocit

Institucionalizohet kërkesa për mbrojtjen e ish-Burgut të Gurrakocit
“Burgu i Gurrakocit njihet si një prej burgjeve më famëkëqija në Kosovë. Që pas Luftës së Dytë Botërore aty u maltretuan e u keqtrajtuan veprimtarë të shumtë shqiptarë, deri në kohën e luftës së fundit, ku shërbeu si kamp përqendrimi, ku u mbajtën peng qindra qytetarë të Istogut, dhe jo vetëm nën tortura çnjerëzore”, shkruhet në peticion, me të cilin kërkohet që ish-Burgut t’i jepet statusi i monumentit
 

Rreth një mijë nënshkrimet e mbledhura në përkrahje të iniciativës që ish-Burgu i Gurrakocit të marrë statusin e monumentit i janë dorëzuar Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Pejë. Të njëjtat i janë dorëzuar edhe Komunës së Istogut.

Kjo nismë është jetësuar pas paralajmërimeve të Komunës së Istogut se ish-Burgu do të rrënohet në emër të asaj se paraqet rrezik për qytetarët.