Kulturë

A po vdes demokracia amerikane?

A po vdes demokracia amerikane?
Për të gjithë ata që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe nevojën për garë, duhet t’ia hedhim një sy për së afërmi një sistemi politik në të cilin shumicës së amerikanëve nuk u dëgjohet zëri në proces
 

Në nivelin më të dukshëm, rrëfimet e përhershme për ndikimin e parasë dhe lobistëve u fryjnë flakëve të skepticizmit publik për procesin demokratik. Zhgënjimi i shkaktuar prej rolit të parasë në politikë, dekurajon pjesëmarrjen politike. Por efektet janë edhe më të këqija sesa që mund t’i marrim me mend

Demokracia amerikane po përballet me një kërcënim të përnjëmendtë. Fuqia e parasë, me të madhe, po ia merr anën fuqisë së votuesve mesatarë për të ndikuar vendimet qeveritare. Megjithëse ky është një vajtim i kahershëm në politikë, studiuesit e shkencave shoqërore kanë dëshmi konkrete për dëmin që po bëhet.

Problemi na sillet ndërmend derisa shohim mënyrën e fushatave tona politike. Kundërshtarët e reformës së financimit të fushatave e kanë rastin më të mirë tani. Gjatë viteve të kaluara, ata kanë parë me kënaqësi derisa partitë politike dhe Gjykata Supreme kanë shkërmoqur ngadalë reformat e financimit të fushatës së epokës së “Watergatet”.