Kulturë

Jevrem Brkoviq – shkrimtari më i njohur i Malit të Zi, mik i madh i shqiptarëve

Jevrem Brkoviq – shkrimtari më i njohur i Malit të Zi, mik i madh i shqiptarëve
Në vitin 2015, kur Jevrem Brkoviq kishte pranuar çmimin që mbante emrin e poetit e akademikut kosovar Ali Podrimja, ai kishte folur para të pranishmëve në Kolegjin AAB edhe për copëza të biografisë së tij. “Ka ardhur ajo koha e ligë kur nga Mali im i Zi pas dy atentatesh m’u desh të emigroja, s’ka më as atentatorë seriozë”, ishte tallur shkrimtari
 

Akademiku që njihej si mik i madh e përkrahës i shqiptarëve u lind në Seoce afër Podgoricës, më 29 dhjetor të vitit 1933. Për shkak të qëndrimeve të tij qe sulmuar dy herë në Podgoricë. Për shkak të përplasjeve të tij me politikën, Brkoviq më 1991 emigroi në Kroaci, ku jetoi e punoi deri më 1999. Në intervista të ndryshme ai shprehej hapur në mbështetje të lirisë së Kosovës. Madje edhe në mbështetje të luftës së shqiptarëve për liri në vitet 1998 dhe 1999. “Secila luftë që bëhet për pragun e shtëpisë është e pamposhtur”, kishte thënë ai në vitin 2015

Njëri prej shkrimtarëve më të mirë malazez të shekullit 20, Jevrem Brkoviq, ka vdekur të dielën. Ai ishte 88- vjeçar. Akademiku njihej si mik i madh e përkrahës i shqiptarëve. Brkoviq u lind në Seoce afër Podgoricës, më 29 dhjetor të vitit 1933. Në fshatin Kople kreu shkollën fillore. Gjimnazin e kreu në Titograd të asaj kohe, sot Podgoricë, dhe në Sarajevë, ku përfundoi edhe Shkollën e Lartë të Gazetarisë.