Kulturë

“Të vdekurit mbajnë zi për Atdheun” midis miteve që s’njohin kohë

“Të vdekurit mbajnë zi për Atdheun” midis miteve që s’njohin kohë
Nën regji të Erson Zymberit, shfaqja “Të vdekurit mbajnë zi për Atdheun” me tekst të Beqir Musliut, mbrëmjen e së hënës në Teatrin Kombëtar të Kosovë, ka sjellë një parakalim personazhesh mitike shqiptare që bëjnë të mundur një reflektim mbi historinë
 

Është një udhëtim teatror me shfaqje brenda shfaqjes e me teatër brenda teatrit. Aty ku e tashmja dhe e kaluara mitike pikëprehen aq natyrshëm, gjithëfarësoj personazhesh të folklorit shqiptar si shtriga e zana mali, kalorës të vdekur, dasmorë gazmorë, dhëndurë të çuditshëm, mbretër gjakatarë e pretendentë fronesh revolucionarë, parakalojnë bashkërisht duke i bërë jehonë një bote të tërë legjendash

Në një nga baladat më të dhimbshme arbëreshe, te kënga e Dhoqinës, Konstandinit që ngrihet nga varri “rrasa iu bë kalë, balta iu bë shalë”.