Kulturë

Pezullohen procedurat e zgjedhjes së udhëheqësve të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Pezullohen procedurat e zgjedhjes së udhëheqësve të Teatrit Kombëtar të Kosovës
 

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës bashkë me MKRS-në kanë vendosur që të pezullojnë procedurat e rekrutimit për dy pozitat udhëheqëse në Teatër.

Ky vendim është marrë për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë dhe për ruajtjen e integritetit të procesit shkaku i parafushatës zgjedhore. KOHA ka marrë vesh se së shpejti do të bëhet i ditur ky njoftim.