Kulturë

Arti i plaçkitur nga nazistët: përplasjet për violinën e Guarnerit

Arti i plaçkitur nga nazistët: përplasjet për violinën e Guarnerit
Profesori Daniel Gaeda duke prezantuar violinën e Guarnerit, në të cilën ka luajtur Sophie Hagermman
 

Stuttgart, janar (DW) – Një violinë e punuar nga prodhuesi i famshëm i violinave, Joseph Guarneri qëndron në qendër të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme midis një fondacioni dhe trashëgimtarëve, nëse ajo duhet të hyjë në kategorinë e “pasurive të plaçkitura grabitur nga nazistët” apo është shitur me vetëdëshirë para vitit 1945.

Instrumenti i vlefshëm ishte punuar në shekullin XVIII, në Kremona të Italisë, një bastion i mjeshtërve të famshëm të violinave. Violinat e punuara nga Guarneri janë po aq të famshme sa instrumentet me tela të çmuara të punuara nga Antonio Stradivari.