Kulturë

Shembjet në Kalanë e Prizrenit – pasojë e problemeve me lagështi

Problemi që të hënën shkaktoi shembjen e gurëve në murin juglindor të Kalasë së Prizrenit daton qysh prej viteve ’30 të shekullit të kaluar, kur nisi vendosja e një rezervuari të ujit. Në vitet 2003-2004 qe thyer ajo pjesë e murit për të rregulluar disa gypa, e gurët nuk ishin kthyer në vendin e vet

Muret rrethuese të Kalasë së Prizrenit dalin të jenë një problem më vete. Pesë vjet pas shembjes së një pjese të murit verior, probleme të ngjashme janë paraqitur në një pjesë të anës juglindore. Kur punonjësit e Kalasë dhe të Muzeut që gjendet brenda kompleksit kanë arritur në vendin e punës në mëngjesin e së hënës, kanë konstatuar se ka shembje të murit rrethues në juglindje.

 

Pavarësisht investimeve të vazhdueshme, një pjesë e murit jugor të monumentit nuk është trajtuar ndër vite. Janë 5 deri në 6 metra katrorë të murit që janë shembur. Problemi del të jetë më i vjetër. Daton qysh prej viteve ’30 të shekullit të kaluar

Muret rrethuese të Kalasë së Prizrenit dalin të jenë një problem më vete. Pesë vjet pas shembjes së një pjese të murit verior, probleme të ngjashme janë paraqitur në një pjesë të anës juglindore. Kur punonjësit e Kalasë dhe të Muzeut që gjendet brenda kompleksit kanë arritur në vendin e punës në mëngjesin e së hënës, kanë konstatuar se ka shembje të murit rrethues në juglindje.

Ndërtesa është pikë reference sa i përket bazës historike të qytetit jugor. Është edhe vendi ku janë investuar mbi gjysmë milioni euro pas luftës së fundit në Kosovë. Vetëm Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka dhënë 700 mijë dollarë. Nëpërmjet një projekti pjesa më e madhe e të cilit është konkretizuar në gushtin e vitit 2019 me përurimin e Muzeut brenda Kalasë, hapësira është bërë më lehtë e qasshme dhe më zbërthyese në raport me historinë e asaj pjese.