Kulturë

“Zgjoi” në fokus si një prej filmave më të mirë jo vetëm në “Sundance”

Yllka Gashi në rolin e Fahrije Hotit në filmin “Zgjoi”, për të cilin të hënën kanë vërshuar kritikat

Pak modesti aty-këtu mund të jetë një gjë shumë e mirë, dhe “Zgjoi” të përplaset në fytyrë si diçka frymëzuese e rraskapitëse edhe në këto kohë të vështira.

 

Të dielën mbrëma, publiku filmdashës në “Sundance Film Festival” u krodh në botën e filmit “Zgjoi” që përshfaq rrëfimin e pazakontë të një gruaje të guximshme krushjane. Sakaq, kritikë amerikanë të filmit e kanë quajtur filmin nën regji të Blerta Bashollit si rrëfim frymëzues për të gjitha gratë në botë. Sipas tyre, performanca e aktores Yllka Gashi, si dhe aftësia e Bashollit si regjisore e skenariste japin në mënyrë sublime rastin e banores së fshatit Krushë e Madhe, Fahrije Hoti, e cila duke sfiduar konvencat shoqërore, merr fatin e saj në dorë dhe bashkë me gra të tjera hapin një biznes

Pak modesti aty-këtu mund të jetë një gjë shumë e mirë, dhe “Zgjoi” të përplaset në fytyrë si diçka frymëzuese e rraskapitëse edhe në këto kohë të vështira.

Pak orë pas premierës botërore të filmit të regjisores Blerta Basholli në edicionin e sivjetmë të “Sundance Film Festival”, kritikë të huaj nuk kanë vonuar të vënë në pah vlerat estetike dhe mesazhet universale të “Zgjoit”.