Kulturë

“The Playwrights Realm”: Jeton Neziraj me kontribut në teatrin amerikan

“Ky është një çmim i veçantë, sepse, ndër të tjera, e njeh kontributin e artistit të huaj për skenën teatrore amerikane, por mbi të gjitha është një mbështetje për karrierën e tij të ardhshme në Amerikë”, ka thënë Jeton Neziraj për “International Theatermakers Award”

Krijimet dramaturgjike të Jeton Nezirajt nuk kufizohen vetëm me inskenime në teatro të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tashmë është njëri nga pesë artistët ndërkombëtarë të cilit i është njohur kontributi kritik për teatrin amerikan.

 

I përzgjedhur nga një panel njohësish të teatrit, dramaturgu Neziraj është njëri nga pesë artistët ndërkombëtarë të cilët, sipas kompanisë së teatrit “The Playwrights Realm”, kanë dhënë kontribut për të sjellë një shumësi zërash në teatrin amerikan. Dramaturgu Neziraj beson se ky çmim do t’ua hapë rrugën dramave të tij për më shumë prani në skenat e teatrove në ShBA

Krijimet dramaturgjike të Jeton Nezirajt nuk kufizohen vetëm me inskenime në teatro të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tashmë është njëri nga pesë artistët ndërkombëtarë të cilit i është njohur kontributi kritik për teatrin amerikan.

Kompania teatrore jofitimprurëse nga New Yorku, “The Playwrights Realm” – e cila në misionin e vet e thekson mbështetjen për dramaturgët – ka bërë të njohur emrat e fituesve të sivjetmë të “International Theatermakers Award”.