Kulturë

“Niketë Dardani” dhe çmimet e tjera në muzikë presin propozimet

Ministria e Kulturës të hënën ka shpallur thirrjen publike për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani”, si dhe çmimet e tjera muzikore për vitin 2020 - Foto: Driton Paçarada / KOHA

Kompozitorë, muzikologë, pedagogë muzikorë e interpretë të muzikës artistike do të kenë mundësi të jenë të nominuarit për çmimin më të rëndësishëm që ndajnë institucionet në fushën e muzikës. Ministria e Kulturës të hënën ka shpallur thirrjen publike për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani”, si dhe çmimet e tjera muzikore për vitin 2020.

 

I lindur në vitin e largët 335 të erës sonë, një ilir me emrin Niketë hyri në histori për diçka më shumë se një jetë dedikuar fesë. Në të gjallë të tij, peshkopi që shërbeu në Remesianë (Bela Palanka e sotme në Serbi), promovoi muzikën e shenjtë kishtare, si dhe kompozoi himne liturgjike, mes të cilave edhe të njohurin “Te Deum”. Emrin e tij e mban Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore, i cili ndahet përvitshëm nga MKRS-ja për krijuesin e dalluar që ka lënë gjurmë të thellë në fushën e muzikës. Të hënën, ky institucion ka shpallur thirrjen publike për propozime e nominime për çmimet vjetore në muzikë

Kompozitorë, muzikologë, pedagogë muzikorë e interpretë të muzikës artistike do të kenë mundësi të jenë të nominuarit për çmimin më të rëndësishëm që ndajnë institucionet në fushën e muzikës. Ministria e Kulturës të hënën ka shpallur thirrjen publike për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani”, si dhe çmimet e tjera muzikore për vitin 2020.

Me këtë rast, institucionet relevante të muzikës mund të nominojnë propozimet e tyre për çmimin që i jepet krijuesit të dalluar, i cili “me krijimtarinë e vet ka lënë gjurmë të thella në fushën e muzikës”.