Kulturë

Muzeu thur rrëfimin për heroin dhe artin shkëmbor në ekspozitat e 17 Shkurtit

“Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj” – e hapur të mërkurën në Muzeun Kombëtar të Kosovës – shpaloset me rreth 300 fotografi e gjësende personale të heroit kombëtar i vrarë në Betejën e Koshares më 19 prill të vitit 1999

Muzeu Kombëtar i Kosovës në Ditën e Pavarësisë së Kosovës nëpërmjet dy ekspozitave i është kthyer së kaluarës. Më një frymë të fuqishme patriotizmi ka shpalosur ekspozitën “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj” të autorëve Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi.

 

Ditën e Pavarësisë e ka shënuar në mënyrë të veçantë edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës. Ka pasur vizitorë prej mëngjesit. E ajo çfarë kanë mundur të shihnin aty, përveç ekspozitës së përhershme, janë edhe dy ekspozita të hapura enkas për 17 Shkurt. “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj” ka ardhur bashkë me thirrjen për dokumentimin e dëshmive nga lufta e fundit në Kosovë, e “Arti shkëmbor i Kosovës” si ftesë për njohjen e trashëgimisë kulturore parahistorike

Muzeu Kombëtar i Kosovës në Ditën e Pavarësisë së Kosovës nëpërmjet dy ekspozitave i është kthyer së kaluarës. Më një frymë të fuqishme patriotizmi ka shpalosur ekspozitën “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj” të autorëve Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi.

Aty gjithçka i takon komandantit të shquar të UÇK-së, i lindur në qershor të vitit 1956, në Beroliq të Pejës. Çekaj ra dëshmor më 19 prill të vitit 1999 në Koshare, gjatë luftimeve me forcat serbe.