Kulturë

Ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës “ngel” në dhjetor të 2019-s

Muzeu i Historisë së Natyrës, në Sllatinë të Fushë-Kosovës, sipas kontratave e marrëveshjeve, i bie të jetë punë e kryer në majin e vitit 2022. Prej dhjetorit të vitit 2019 aty nuk është punuar asnjë ditë

Ministria e Kulturës vazhdimisht ka çaluar në realizimin e prekjeve kapitale. Ky problem është evidentuar në secilin Raport vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Njësoj është duke vazhduar edhe me projektin më të madh kapital të trashëgimisë kulturore: ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës. Ende nuk u është gjetur çareja vazhdimit të punimeve që janë ndërprerë në dhjetor të vitit 2019. Por, pos kësaj, ende nuk ka një afat se kur do të rinisin ato. Për kompaninë punëkryerëse problem mbetet ndërtimi i një pjese të njërit prej objekteve shkaku i statikës. Kompania që ka hartuar projektin e sheh atë si të realizueshme. E Ministria e Kulturës ka mbetur ta bëjë një zgjidhje se si të veprohet në këtë rast.

 

Përkundër premtimeve ende nuk u është gjetur çareja e vazhdimit të punimeve për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës që janë ndërprerë në dhjetor të vitit 2019. S’ka as afat për këtë. Vitin e kaluar e vetmja “punë” qe një vizitë e ca fotografi në korrikun e atij viti, kur punëtorët dolën në vendpunishte në ditën e vizitës së ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi

Ministria e Kulturës vazhdimisht ka çaluar në realizimin e prekjeve kapitale. Ky problem është evidentuar në secilin Raport vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Njësoj është duke vazhduar edhe me projektin më të madh kapital të trashëgimisë kulturore: ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës. Ende nuk u është gjetur çareja vazhdimit të punimeve që janë ndërprerë në dhjetor të vitit 2019. Por, pos kësaj, ende nuk ka një afat se kur do të rinisin ato. Për kompaninë punëkryerëse problem mbetet ndërtimi i një pjese të njërit prej objekteve shkaku i statikës. Kompania që ka hartuar projektin e sheh atë si të realizueshme. E Ministria e Kulturës ka mbetur ta bëjë një zgjidhje se si të veprohet në këtë rast.

Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Kulturës nxori në punë punonjësit më 16 korrik në ditën kur vendpunishtja në Sllatinë të Fushë-Kosovës ishte vizituar nga ministrja Vlora Dumoshi. Por, realisht aty më nuk janë parë të tjerë pos rojtarit.