Kulturë

Kanguri mbi 17.300-vjeçar bëhet vepra më e vjetër artistike në Australi

Kanguri mbi 17.300-vjeçar bëhet vepra më e vjetër artistike në Australi
Një montim i fotografive të veprës artistike në gur për kangurin 17.300- vjeçar në Kimberley (në të majtë) dhe ilustrimi i tij (në të djathtë). Fotografia: Damien Finch Illustration: Pauline Heaney
 

Shkencëtarët kanë konfirmuar se një pikturë kanguri në një strehë shkëmbi ranor në rajonin e largët Kimberley në Australinë Perëndimore është 17 mijë e 300 vjet e moçme, duke e bërë atë më të vjetrin shkëmb artistik që njihet në Australi.

Imazhi i vegullt, që është rreth dy metra i gjatë, është datuar përmes përdorimit të teknikës së radiokarbonit me të cilën janë analizuar strofujt e grerëzave që ndodheshin poshtë dhe në krye të një pikture okër.