Kulturë

Teknologjia i ka dhënë dinamikë lojës teatrore

Teknologjia i ka dhënë dinamikë lojës teatrore
“Jam munduar që ta ruaj teatrin ashtu të virgjër pa e përfshirë shumë me teknologji, edhe pse ka shumë gjëra për teatër që i kam inkuadruar, si drita, pjesa e kolonës zanore, mënyra e transmetimit e të gjitha”, ka thënë regjisorja Burbuqe Berisha
 

“A ka vend teknologjia brenda teatrit?”, është një pyetje që ka nxitur debate veçanërisht gjatë kësaj kohe të pandemisë, kur teatrit akoma nuk i është kthyer normaliteti. Regjisore, të cilat kanë një jetë që ia kanë kushtuar teatrit e që kanë përdorur teknologjinë edhe më herët, kanë diskutuar për mundësitë që fshihen brenda saj. Ani pse jo për të dhënë një përgjigje të prerë, ato kanë vënë në pah disa aspekte të kësaj teme.

Në mesin e tyre ishte edhe regjisorja Burbuqe Berisha. Diskutimi “Aleanca Dinamike e Teatrit dhe Teknologjisë” u mbajt në kuadër të ciklit me debate që po organizon “2020 Gilder/Coigney International Theatre Award”.