Kulturë

Shpeshtohen shembjet në Kalanë e Novobërdës, UNESCO-ja hesht

Shpeshtohen shembjet në Kalanë e Novobërdës, UNESCO-ja hesht
Rënia e gurëve nga fasada e Kalasë së Novobërdës sa vjen e intensifikohet, përderisa ende nuk ka plan për sanimin e dëmeve që u shpeshtuan pas ndërhyrjeve me projektin që peshoi një milion euro. Vizitorëve ka kohë që u ndalohet t’i afrohen monumentit

Nëse kërkohet një variant real i legjendës së Rozafatit në ditët e sotme, ajo është Kalaja e Novobërdës. Për dallim prej legjendës, ku thuhet se ditën ndërtohej e natën rrënohej, muret e një pjese të Kalasë së Novobërdës nuk zgjedhin kohë për shembje. Nuk mund të rrinë krejtësisht në këmbë, edhe pse u investuan një milion euro. Përderisa rënia e fasadës vazhdon tash e më shumë se dy vjet, institucionet nuk kanë plan konkret se si të dilet nga kjo situatë.

 

Pa u bërë dy vjet prej se u përfundua projekti restaurues e konservues i Kalasë së Novobërdës në vlerë prej një milion eurosh, implementuar e mbikëqyrur nga UNESCO-ja, nisën shembjet e gurëve nga muret e monumentit. Kompania nga Beogradi në shtator të 2019-s u rikthye me buldozer në vendpunishte, iu ndërprenë punimet, por shembjet s’kanë të ndalur. Institucionet vendore s’kanë zgjidhje, përderisa ankohen për mosbashkëpunimin e UNESCO-s

Nëse kërkohet një variant real i legjendës së Rozafatit në ditët e sotme, ajo është Kalaja e Novobërdës. Për dallim prej legjendës, ku thuhet se ditën ndërtohej e natën rrënohej, muret e një pjese të Kalasë së Novobërdës nuk zgjedhin kohë për shembje. Nuk mund të rrinë krejtësisht në këmbë, edhe pse u investuan një milion euro. Përderisa rënia e fasadës vazhdon tash e më shumë se dy vjet, institucionet nuk kanë plan konkret se si të dilet nga kjo situatë.

Pos rënies së gurëve që kanë marrë intensitet gjatë dimrit, shembja pritet të vazhdojë. Shenjë për këtë janë muret e fryra gjithandej. Ka të tilla që janë çarë në disa anë.