Kulturë

Egjipti hap fabrikë për kopje artefaktesh

Egjipti hap fabrikë për kopje artefaktesh
Ministri egjiptian i Turizmit dhe Antikiteteve, Khaled el-Anani, bisedon me një punëtor në fabrikën e re të replikave arkeologjike që pritet të hapet në çerekun e parë të këtij viti (Fotoja: Facebook/@moantiquities.
 

Egjipti së shpejti do të përurojë fabrikën e parë të replikave arkeologjike si pjesë e përpjekjeve për të luftuar përhapjen e prodhimeve kineze në tregjet lokale

Egjipti është në përgatitjet e fundit për të përuruar fabrikën e parë e më të madhe të riprodhimeve arkeologjike në Lindjen e Mesme. Projekti ndihmon për të ruajtur të drejtat e Egjiptit në pronësinë arkeologjike në trashëgiminë e vet, si dhe të ofrojë riprodhime egjiptiane si zëvendësim për prodhimet kineze.

Sipas arkeologëve, ky projekt do të ketë një ndikim pozitiv në fushën ekonomike, atë të turizmit dhe të arkeologjisë.