Kulturë

Kosova e Shqipëria bashkë për fjalor, enciklopedi e histori të shqiptarëve

Kosova e Shqipëria bashkë për fjalor, enciklopedi e histori të shqiptarëve
Drita e gjelbër për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”, “Fjalorit të madh të shqipes”, si dhe “Historisë së shqiptarëve” ishte dhënë në Protokollin e bashkëpunimit mes Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të nënshkruar më 30 janar të vitit të kaluar. Për “Fjalorin e madh të shqipes” tash është paralajmëruar nisja e punës

Nën organizimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe asaj në Kosovë, resurset akademike në të dyja shtetet shqiptare synojnë t’i bashkojnë forcat në hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”, “Fjalorit të madh të shqipes”, si dhe “Historisë së shqiptarëve”. Të tri këto projekte pritet të jenë ndërmarrja e parë e bashkuar që do të zëvendësojë “Fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe” (1980), “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (1985), si dhe “Historinë e Popullit Shqiptar” (2002, 2007 dhe 2009)

Rreth 50 mijë fjalë më shumë do t’i ketë fjalori i ri i gjuhës shqipe si projekt i përbashkët i dy institucioneve më të larta akademike në botën shqiptare. “Fjalori i madh i shqipes”, për të cilin është paralajmëruar nisja e punës, është vetëm një nga tri projektet madhore të hedhura në letër nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë dhe simotra e saj në Kosovë - ASHAK. Hartimi i “Enciklopedisë shqiptare”, si dhe “Historisë së shqiptarëve” janë dy ndërmarrjet e tjera kapitale të dy akademive.