Kulturë

Filma me regjisor e aktorë nga Kosova garojnë në Sofje

Filma me regjisor e aktorë nga Kosova garojnë në Sofje
“Skenë nga Galaktika e Andromedës” nën regji të More Raçës

“Galaktika e Andromedës” nën regji të More Raçës është në garë në kategorinë e Ballkanit. Në mesin e konkurrentëve ka edhe filmin boshnjak “Quo vadis, Aida?” nën regji të Jasmila Zhbaniq, ku luan aktori Alban Ukaj dhe “Only Human” nën regji të Igor Ivanovit, ku luajnë aktorët May-Linda Kosumovic dhe Basri Lushtaku

Një çerekshekulli pas themelimit në vitin 1997, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sofje ka nisur përgatitjet për edicionin e 25-të. Nuk mungojnë as filmat me regjisorë e aktorë nga Kosova. Në garën ballkanike është “Galaktika e Andromedës” nën regji të More Raçës, filmi boshnjak “Quo vadis, Aida?” nën regji të Jasmila Zhbaniqit, ku luan aktori Alban Ukaj dhe “Only Human” nën regjit të Igor Ivanovit, ku luajnë aktorët nga Kosova, May-Linda Kosumovic dhe Basri Lushtaku.