Kulturë

“Bolla” e Pajtim Statovcit nominohet për çmimin prestigjioz të vendeve nordike

“Bolla” e Pajtim Statovcit nominohet për çmimin prestigjioz të vendeve nordike
Sipas një sinopsisi, që është i afishuar në faqen personale të autorit, “Bolla” ka në qendër historinë e 22-vjeçarit me emrin Arsim, që në vitin 1995 ishte student në Universitetin e Prishtinës, në kohën kur gjithçka ishte armiqësore për shqiptarët

 

 

 

Prishtinë, 25 shkurt – “Një mrekulli, e arritur e mahnitshme dhe një botë ndryshe nga gjithçka tjetër që lexon”, kishte shkruar vite më parë shkrimtarja serbo-amerikane Téa Obreht. Vlerësimin kritik në rubrikën e recensioneve në prestigjiozen “The New York Times” po e bënte për shkrimtarin me prejardhje nga Kosova, Pajtim Statovci, që kishte botuar romanin e tij të parë “My Cat Yugoslavia”.