Kulturë

UNESCO-ja thyen heshtjen, paralajmëron riparime në Kalanë e Novobërdës

UNESCO-ja thyen heshtjen, paralajmëron riparime në Kalanë e Novobërdës
Që prej fundit të vitit 2018, pa u bërë dy vjet prejse përfunduan restaurimi e konservimi i Kalasë së Novobërdës, nisën shembjet e gurëve që sa vijnë e shpeshtohen (Foto: Arben Llapashtica)

Prishtinë, 25 shkurt – Pas heshtjes disamujore, UNESCO-ja është bërë e gjallë sa u përket problemeve të vazhdueshme në Kalanë e Novoberdës. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë e Kulturë është aktori kryesor i projektit restaurues të këtij monumenti, që fill pas inaugurimit doli goxha problematik. Ka administruar me një milion eurot e investuara në punë, që dalin të jenë joprofesionale.

 

Përderisa për disa muaj s’u kishte kthyer përgjigje institucioneve të vendit, UNESCO-ja më në fund është zotuar se sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, kompania “Koto” e Beogradit do të rikthehet në Kalanë e Novobërdës për të riparuar dëmet që sa vijnë e intensifikohen, ani pse po aty kreu punimet restauruese e konservuese me projektin 1 milionë eurosh. Shembja e gurëve të fasadës nisi pa u bërë dy vjet prejse projekti u shpall i përfunduar

Prishtinë, 25 shkurt – Pas heshtjes disamujore, UNESCO-ja është bërë e gjallë sa u përket problemeve të vazhdueshme në Kalanë e Novoberdës. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë e Kulturë është aktori kryesor i projektit restaurues të këtij monumenti, që fill pas inaugurimit doli goxha problematik. Ka administruar me një milion eurot e investuara në punë, që dalin të jenë joprofesionale.

U është lajmuar institucioneve të Kosovës, duke thënë se shumë shpejt do të nisin punimet. Përderisa intensiteti i shembjet së fasadës së gurtë të disa mureve të Kalasë ka marrë hov, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë planifikon që në pranverë të rinisë sanimi i dëmeve.