Kulturë

“Vendi im”, me elegancë nëpër traditën muzikore shqipe

“Vendi im”, me elegancë nëpër traditën muzikore shqipe
Koncerti u përmbyll me këngën që ia dha emrin – “Vendi im (Mallëngjimi)”, kompozuar nga Rashid Krasniqi që i bashkoi në skenë interpretuesit e këtij edicioni: Yasuhiko Fukuoka (piano), Faton Macula (kitarë), Mira Konçi (vokal), Ergin Oda (vokal), Lori Miho (vokal) dhe Joana Kaimi violinë

Tingujt e parë që vijnë nga “Vendi im” janë ata të Himnit të Kosovës, interpretuar me mjeshtri nga Joana Kaimi në violinë, Gjilberta Lucaj në violonçel dhe nga pianisti i njohur japonez që jeton e vepron në ShBA, Yasuhiko Fukuok. Që me veprën kompozuar prej Mendi Mengjiqit, bëhet si një lloj paralajmërimi se janë bërë tok muzikantë të njohur shqiptarë që jetojnë në ShBA dhe instrumentistë të njohur që po ashtu krijimtarinë e tyre e zhvillojnë përtej Oqeanit. Nuk do shumë kohë as për t’u kuptuar se cili është qëllimi i koncertit.

 

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës është ai që i bën bashkë muzikantët shqiptarë në New York tash e katër vjet, por koncerti “Vendi im” që u transmetua premierë televizive të premten mbrëma në Kohavision, shkon përtej festës. Mbledh perlat e muzikës shqipe, e kësaj radhe këtë e bëri me mjeshtri duke prekur epoka, stile, e zhanre të ndryshme për ta prezantuar si një mozaik tingujsh

Tingujt e parë që vijnë nga “Vendi im” janë ata të Himnit të Kosovës, interpretuar me mjeshtri nga Joana Kaimi në violinë, Gjilberta Lucaj në violonçel dhe nga pianisti i njohur japonez që jeton e vepron në ShBA, Yasuhiko Fukuok. Që me veprën kompozuar prej Mendi Mengjiqit, bëhet si një lloj paralajmërimi se janë bërë tok muzikantë të njohur shqiptarë që jetojnë në ShBA dhe instrumentistë të njohur që po ashtu krijimtarinë e tyre e zhvillojnë përtej Oqeanit. Nuk do shumë kohë as për t’u kuptuar se cili është qëllimi i koncertit.

Qe aktori Shpend Xani ai i cili tregoi se janë bashkuar për edicionin e katërt të koncertit “Vendi im” në New York, i transmetuar premierë të premten mbrëma në Kohavision.