Kulturë

Dimensioni artistik në veprën dokumentare të Demaçit

Dimensioni artistik në veprën dokumentare të Demaçit
Mbase më mirë e më qartë pikëpamjet e synimet e Demaçit jepen në veprën e tij letrare e publicistike, ku ndërtohet portreti sintetik i atdhetarit dinjitoz, që synon lirinë, të drejtën për vetëvendosje

Adem Demaçi është ndër figurat tepër të rralla jo vetëm në arealin shqiptar, por në tërë rruzullin, i cili me veprimtarinë e tij politike, atdhetare e letrare diti të udhëheqë një epokë të tërë me veprimet e tij, duke synuar konkretisht atë që synon dhe tërë kombi ynë – lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare!

 

Shkrimtari Demaçi ka arritur t’i shkrijë elementin politik dhe artistik nga një qasje dokumentare në një sintezë artistike imagjinare. Pra, nëpërmjet realitetit arrin të krijojë një fiksion artistik, që del në sfond si një betejë e gjatë, e cila ka vonuar shumë si e vërtetë, kurse pranimi i saj ka kushtuar lot e gjak

Adem Demaçi është ndër figurat tepër të rralla jo vetëm në arealin shqiptar, por në tërë rruzullin, i cili me veprimtarinë e tij politike, atdhetare e letrare diti të udhëheqë një epokë të tërë me veprimet e tij, duke synuar konkretisht atë që synon dhe tërë kombi ynë – lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare!

Rruga e tij jetësore është dëshmi e qëndrimit dinjitoz për të qëndruar vertikalisht si personalitet me përmasa ndërkombëtare, që dëshmojnë çmimet më të larta që jepen për të nderuar figurat e këtilla që vërtet janë tepër pak në botë.