Kulturë

“Nomadland” dhe “Borat” – fitues në “Golden Globes” të zbehur nga pandemia

“Nomadland” dhe “Borat” – fitues në “Golden Globes” të zbehur nga pandemia
Ceremonia e edicionit të 78-të të “Golden Globe Awards” ka kaluar në një ceremoni tërësisht virtuale

Drama e përshpirtshme “Nomadland” dhe komedia “Borat Subsequent Moviefilm” kanë rrëmbyer të dielën çmimet kryesore të filmit në edicionin e 78-të të “Golden Globe Awards”.

 

Aktorët afroamerikanë fituan një sërë trofesh, teksa ata kanë përnjohur nevojën për diversifikim të mëtejshëm. “Nomadland” dhe “Borat” kishin natën e tyre, ashtu sikurse edhe “Schitt’s Creek” dhe “The Crown”. Derisa “Netflix” ia doli të rrëmbente 10 trofe, ceremonia e sivjetme, e tëra online, kaloi mes problemeve teknike dhe thirrjeve për diversitet

Drama e përshpirtshme “Nomadland” dhe komedia “Borat Subsequent Moviefilm” kanë rrëmbyer të dielën çmimet kryesore të filmit në edicionin e 78-të të “Golden Globe Awards”.

E gjitha ka kaluar në një ceremoni tërësisht virtuale me dy bashkë-nikoqiret Tina Fey dhe Amy Poegler. Ndryshe nga edicionet e kaluara, kësaj radhe ato ishin largas njëra-tjetrës: Fey ishte në New York dhe Poefler në Los Angeles.