Kulturë

Agim Krajka – maestroja i avangardës në muzikën shqipe

Agim Krajka – maestroja i avangardës në muzikën shqipe
Me një karrierë të pasur krijimesh, ku spikasin kompozime këngësh si “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Ne jemi tre”, e të tjera, Agim Krajka është vlerësuar si një nga emrat e veçantë të muzikës shqiptare. Kompozitori e instrumentisti që vdiq mbrëmjes e së hënës është vlerësuar edhe për drejtimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve që i dha “një tingëllim puro shqiptar”

Të paktë ishin artistët që e qëmtuan Shqipërinë cep më cep, e edhe më të paktë ata që nxorën nga kjo gurrë këngë të pavdekshme që vazhdojnë të këndohen me ëndje nga brezi në brez.

 

Një karrierë që filloi kah fundi i viteve ’60 ishte e fatthënë të hynte në historinë e muzikës shqiptare. Prej hapërimit si fizharmonist në Ansamblin Shtetëror të Valleve dhe Këngëve e deri në vitet ’90, Agim Krajka u bë emri i përveçëm që kompozoi këngë të pavdekshme me frymëzime nga melosi popullor. Më shumë se kaq, paçka se izolimi i Shqipërisë ia preu mundësinë e afirmimit në botë, Krajka është themelues i fizarmonikës moderne shqiptare, duke qëndruar në lartësitë e artistëve botërorë si Art van Damme, Tony Dannon e Frank Marocco

Të paktë ishin artistët që e qëmtuan Shqipërinë cep më cep, e edhe më të paktë ata që nxorën nga kjo gurrë këngë të pavdekshme që vazhdojnë të këndohen me ëndje nga brezi në brez.

Me një karrierë që nis në fund të viteve ‘60 dhe bëhet gjithnjë e më e llojndryshme nga begativa e vet, Agim Krajka ishte nga të fundmit që u shkëput nga folklori dhe nga të parët që iu përgjigj trendeve bashkëkohore. Kjo frymë avangardizmi është e manifestueshme në ato krijime ku ishte kompozitor i këngëve ikonike si “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Lemza” e të tjera, ashtu sikundër edhe plot kolona të veçanta zanore.