Kulturë

Tri projekte për sallë koncertale në ish-objektin e “Gërmisë”

Tri projekte për sallë koncertale në ish-objektin e “Gërmisë”
Qysh prej shtatorit të vitit 2018, Komuna e Prishtinës kishte përmendur ish-ndërtesën e “Gërmisë” si vend ku do të mund të ngrihej salla koncertale. Me konkursin e tanishëm, parashihet që objekti i cili mbrohet si monument të adaptohet

Zyrtarët komunalë janë në fazën e përcaktimit të jurisë në mënyrë që të përzgjidhet projekti i cili do ta transformojë brendësinë e ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia”, duke e shndërruar atë në sallë koncertale. Ky tentim zyrtar i Komunës është bërë pas debatit dyvjeçar dhe humbjes së 11.4 milionë eurove për këtë investim. KOHA ka marrë vesh se në konkurrencë janë një konsorcium vendor, një kompani tjetër vendore në bashkëpunim me një nga Shqipëria, si dhe një studio projektuese nga Prishtina në bashkëpunim me një studio japoneze. “Do t’i shpalosim maketet dhe menjëherë në tender”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Tri projekte janë në garë për investimin më të madh që Komuna e Prishtinës synon ta bëjë në infrastrukturën kulturore. Në konkursin ndërkombëtar të Komunës që ka qenë i hapur për 75 ditë, deri më 22 shkurt propozimet e tyre i kanë dorëzuar tri konsorciume. Komuna nuk i ka dhënë emrat e kompanive me arsyetimin se “ofertat janë me shifra dhe të paidentifikuara”. Zyrtarët komunalë janë në fazën e përcaktimit të jurisë, në mënyrë që të përzgjidhet projekti i cili do ta transformojë brendësinë e ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia” duke e shndërruar atë në sallë koncertale. Ky tentim zyrtar i Komunës është bërë pas debatit dyvjeçar dhe humbjes së 11.4 milionë eurove për këtë investim.