Kulturë

Italia bëhet bashkëprodhuese e dokumentarit për fëmijët refugjatë nga Kosova

Shteti italian i ka ndarë 38 mijë e 300 euro për dokumentarin “Home is where the films are”, i cili është në fazën e zhvillimit

Dokumentari 80-minutësh do të sjellë rrëfimin për jetën e një familjeje shqiptare nga Kosova gjatë luftës së fundit dhe për kohën e kaluar në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Ngjarja fokusohet te fëmijët, të cilët në Stankovec kanë shikuar filma në çarçafin e madh të vendosur nga filmbërës amerikanë. Pas 20 vjetësh, fëmijët e dikurshëm tashmë të rritur vihen në kërkim të atyre që i njoftuan me botën e filmit

“Home is where the films are” i regjisores More Raça është subvencionuar nga Ministria e Trashëgimisë Kulturore, Aktiviteteve dhe e Turizmit e Italisë. Projekti për dokumentar është në mesin e 21 projekteve të mbështetur në kategorinë e kooproduksionit minor. Shteti italian i ka ndarë 38 mijë e 300 euro, për dokumentarin i cili është në fazën e zhvillimit dhe dokumenton një histori goxha intriguese. Pikërisht rrëfimi tërhoqi vëmendjen e komisionit përzgjedhës, ani pse s’ka të bëjë me Italinë dhe është plotësisht temë e Kosovës.