Kulturë

Pasurimi me libra – sfidë për bibliotekat, Ministria shpërndan fondin me 210 tituj

Të mërkurën, me ceremoni, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, MKRS-ja ka shpërndarë nga një ekzemplar të 210 titujve për 37 biblioteka të Kosovës, sikurse edhe ato të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (Foto: MKRS)

Prishtinë, 3 mars – Pasurimi me tituj të rinj mbetet sfidë e vazhdueshme e bibliotekave në mënyrë që t’i plotësojnë kërkesat e lexuesve, por edhe të tërheqin anëtarë të rinj. Blerjen e shpërndarjen e librave, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka vite që e “përkthen” si qasje për t’i ndihmuar institucionet bibliotekare të vendit, por nuk është se ka ndonjë politikë të caktuar a matje të efekteve pozitive që sjell një gjë e tillë. Drejtuesit e bibliotekave e kanë vlerësuar këtë kontribut të MKRS-së, por gjithashtu kanë theksuar se përzgjedhja e titujve duhet të akordohet me kërkesën që kanë lexuesit.

Të mërkurën, me ceremoni, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, MKRS-ja ka shpërndarë nga një ekzemplar të 210 titujve për 37 biblioteka të Kosovës, sikurse edhe ato të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Titujt janë blerë me konkursin e vjetëm.