Kulturë

Shkrimtarët në hapësirat shqiptare s’mund të jetojnë prej veprave të tyre

“Shkrimtari dhe fati i tij”, Kiril Katsarov, vaj në pëlhurë, 39.4 me

Në një kohë kur teknologjia e fundit ka vënë në sprovë leximin, por edhe e ka lehtësuar atë përmes bibliotekave të digjitalizuara, shpesh mbesin të harruar mu ata që shkruajnë. Nga autorë bestsellerë që qarkullojnë në gjithë botën e deri tek ata që i shtyjnë ditët në qeli si të burgosur të fjalës, “raca” e shkrimtarëve, megjithatë, ka një ditë të saj. E nisur si traditë 35 vjet më parë nga PEN Club – shoqata që përfaqëson të gjithë shkrimtarët në botë – Dita Botërore e Shkrimtarëve ofron mundësinë për të kremtuar krijuesit e fjalës së shkruar. Ndonëse nuk është mbajtur asnjë aktivitet nga ministritë e Kulturës në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e Veriut, shkrimtarë e letrarë kanë ndërmendur vështirësitë me të cilat përballen. “Sot shkrimtarët letërsinë e kanë pasion e jo profesion”, është konstatimi që emërzon brengën e tyre të përbashkët

Prishtinë, 3 mars – Fuqia e fjalës së shkruar ngjall përfytyrime, tëhollon të bukurën e diku tjetër trand themelet e regjimeve dhe autokracive. Disa të njohur nga miliona e miliona lexues e të tjerë që kanë veçse pak lexues ose kryevepra që dremisin në sirtarët e harresës, shkrimtarë, lexues e botues tashmë janë në epokën sprovuese të teknologjisë dhe mediave sociale, që jo gjithherë e cytin leximin.