Kulturë

“Eye of the Storm” për piktorin e dashuruar me natyrën

“Eye of the Storm” për piktorin e dashuruar me natyrën
Skenë nga “Eye of the Storm”. James Morrison në studion e tij.
 

Glasgow, 3 mars (The Guardian) – Piktori skocez James Morrison vdiq pak para se të përfundonte dokumentari prekës për jetën dhe veprën e tij, që është një rrëfim i përshtatshëm për një artist me nam e në pension, që ka lidhje të jashtëzakonshme me peizazhin e Skocisë, detin dhe tokën.

Nën regji të Anthony Baxterit – i njohur për theksimin e rezistencës lokale ndaj ndërtimit të një fushe golfi nga Donald Trump në Aberdeenshire me dokumentarin “You’ve Been Trumped films” – ky është një ndryshim paqësor, që ofron një manifestim për një stil skocez të ngjashëm të vendosmërisë.