Kulturë

“Asgjë sikur shtëpia” nëpër metafora që bashkohen me art proteste

“Asgjë sikur shtëpia” nëpër metafora që bashkohen me art proteste
Ekspozita “Asgjë sikur shtëpia” është e bazuar në pikturën me të njëjtin titull të Brilant Milazimit, e cila rri në ballë të galerisë. Ajo vjen si shëmbëlltyrë e peizazhit politik dhe shoqëror në Kosovë

Prishtinë, 4 mars – Çorapet e mbushura në formë trupi pa kokë lëvizin me një ritëm, duke simbolizuar kështu vallëzimin e njeriut në këtë kohë kur pandemia po i mban njerëzit larg ndejave të mbrëmjeve të vona. Kjo vepër e artistit Dardan Murseli mund të shihet edhe nga xhamat e galerisë dhe lëvizjet e vazhdueshme të saj mund të lexohen lehtë si një ftesë për të zhibruar më thellë perspektiven artistike të një grupi të artistëve të rinj. Nga këto vepra depërtojnë mesazhe të shumta që flasin për mënyrën se si i kundërvihen ata realitetit dhe si e zhvendosin atë në vepra arti.

 

Në shikim të parë duket sikur zor se kanë emërues të përbashkët, por veprat e gjashtë artistëve të rinj, në thelb janë art i protestës, pavarësisht temës që zbërthejnë. Aty janë pandemia, situata politike, dinakëria, pushteti e shumëçka tjetër. “Nothing like home” (“Asgjë sikur shtëpia”) vjen si shëmbëllim temash aktuale

Prishtinë, 4 mars – Çorapet e mbushura në formë trupi pa kokë lëvizin me një ritëm, duke simbolizuar kështu vallëzimin e njeriut në këtë kohë kur pandemia po i mban njerëzit larg ndejave të mbrëmjeve të vona. Kjo vepër e artistit Dardan Murseli mund të shihet edhe nga xhamat e galerisë dhe lëvizjet e vazhdueshme të saj mund të lexohen lehtë si një ftesë për të zhibruar më thellë perspektiven artistike të një grupi të artistëve të rinj. Nga këto vepra depërtojnë mesazhe të shumta që flasin për mënyrën se si i kundërvihen ata realitetit dhe si e zhvendosin atë në vepra arti.

“Nothing like home” (Asgjë sikur shtëpia) titullohet ekspozita që qysh nga mesi i shkurtit ka bërë bashkë botëkuptimet e gjashtë artistëve të rinj, disa prej të cilëve janë të lidhur me kolektivin “Hap”. Hapësira e galerisë “Lambdalambdalambda” bën që distanca mes veprave të artistëve të mos jetë shumë e madhe, por që përvojat e përbashkëta të tyre bëjnë që edhe punimet të përkojnë brenda një koncepti. Pos Murselit, artistët që kanë ekspozuar veprat e tyre janë edhe Blerta Hashani, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Valdrin Thaqi, Ermir Zhinipotoku.