Kulturë

“Shtëpia me gjethe” – drita mbi errësirën e krimeve të komunizmit

“Shtëpia me gjethe” – drita mbi errësirën e krimeve të komunizmit
E hapur më 23 maj të vitit 2017, kjo shtëpi e shndërruar tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve është një nga më të veçantët në Shqipëri

Prishtinë, 4 mars – E kaluara afër gjysmëshekullore nën diktaturën komuniste ende pret ndriçimin e pafund të dokumenteve të ish-Sigurimit famëkeq. Qindra e mijëra fate njerëzore, në pafajësinë e tyre, u bënë subjekt survejimesh, kërcënimesh e terrori.

 

Në një kohë kur edhe studiuesit e huaj tërheqin vërejtjen që periudha e komunizmit në Shqipëri nuk po ndriçohet, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve, në Tiranë, është fanari i vetëm që përkujton dhunën psikologjike që regjimi komunist ushtroi mbi njerëz me anë të përgjimeve nga ish-Sigurimi i Shtetit

Prishtinë, 4 mars – E kaluara afër gjysmëshekullore nën diktaturën komuniste ende pret ndriçimin e pafund të dokumenteve të ish-Sigurimit famëkeq. Qindra e mijëra fate njerëzore, në pafajësinë e tyre, u bënë subjekt survejimesh, kërcënimesh e terrori.

Në fakt, këto veç janë vetëm disa nga aspektet e krimeve të pashembullta të komunizmit në Shqipëri, krahas izolimit, varfërimit dhe rrënimit të plotë të jetës në vend.