Kulturë

Orkestra Harkore dhe pianisti Kaçamaku mjeshtërisht nëpër tri epoka

Orkestra Harkore dhe pianisti Kaçamaku mjeshtërisht nëpër tri epoka
Atmosferë shumë e këndshme e program i përzgjedhur me kujdes, kanë qenë disa prej vlerësimeve për koncertin e Orkestrës së Harkorëve të Filharmonisë së Kosovës dhe të pianistit Misbah Kaçamaku (Foto: Arben Llapashtica)

Prishtinë, 4 mars – Programi i koncertit të fundit të Filharmonisë së Kosovës ishte i tillë që nëpërmjet tri veprave të përzgjedhura e dërgoi publikun në tri epoka plotësisht të ndryshme muzikore.

 

Nisi me klasicizmin dhe kaloi te muzika bashkëkohore klasike për t’u ndalur pastaj te romantizmi. E gjitha u përmblodh në mënyrë të shkëlqyer nga harkorët e Filharmonisë që kanë kthyer sytë nga koncert-mjeshtri Visar Kuçi. Mbrëmjes padyshim i dha dinamikë pianisti Misbah Kaçamaku, që mbetet një nga pianistët më të mirë në vend. “Koncerti për piano dhe orkestër harqesh” e Goreckit, qe një nga pikat kulmore

Prishtinë, 4 mars – Programi i koncertit të fundit të Filharmonisë së Kosovës ishte i tillë që nëpërmjet tri veprave të përzgjedhura e dërgoi publikun në tri epoka plotësisht të ndryshme muzikore.

Të mërkurën mbrëma në Sallën e Kuqe, Orkestra Harkore e nisi mbrëmjen me klasicizmin dhe kaloi te muzika bashkëkohore klasike për t’u ndalur pastaj te romantizmi. E gjitha u përmblodh në mënyrë të shkëlqyer nga harkorët e Filharmonisë që kanë kthyer sytë nga koncert-mjeshtri Visar Kuçi. Mbrëmjes padyshim i dha dinamikë pianisti Misbah Kaçamaku, që mbetet një nga pianistët më të mirë në vend. Publiku i ulur në të katër anët e Sallës së Kuqe në Pallatin e Rinisë pati mundësi t’i dëgjojë tri premiera.