Kulturë

Šiptar apo shqiptar – nuk është njësoj

Šiptar apo shqiptar – nuk është njësoj
Nëse në Fjalorin serbisht-shqip e kërkojmë fjalën Šiptar marrim si përgjigje – Shqiptar. Dallimi kur Vulin dhe të tjerët e përdorin është se shkronja q mungon, pra një shkronjë. Në shumës Šiptari = shqiptarët - ndryshimi janë dy shkronja

Këto ditë një debat elitar po zhvillohet në Kuvendin e Serbisë, në të cilin marrin pjesë deputeti Shaip Kamberi dhe ministri në Qeverinë Brnabiq. Por problemet e këtij debati janë shumë më të vjetra dhe më komplekse sesa debati midis Kamberit dhe Vulinit. Termi Šiptari përdoret ende në mënyrë jozyrtare në Bosnjë, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, e të tjera. Pra, në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë. Por kur një anëtar i Qeverisë fyen pakicën etnike, publikisht, vazhdimisht dhe në Kuvend, kur Gjykata e Lartë legjitimon fyerjen publike, atëherë ne shkojmë shumë prapa në kohë, si në kohën e persekutimit dhe stigmatizimin publik të hebrenjve në kohën e Hitlerit. Kur Asambleja Serbe pretendon se krahina e jugut, me gati dy milionë shqiptarë, është pjesë e Serbisë, dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë përkthyes për gjuhën shqipe, këtu shfaqen kontradiktat e para dhe cinizmi.

Gjenerator i këtyre stigmave ndaj shqiptarëve kanë qenë gjithmonë qarqet nacionaliste serbe, dhe posaçërisht Kisha. Pra, gjuha e urrejtjes është fillimi i një instinkti shumë të keq. Atëherë si mundet një ministër të fyejë një pakicë kombëtare që jeton në Luginën e Preshevës dhe në tërë Serbinë, në vendet fqinje? Çështjet e demokracisë dhe të Kushtetutës janë përgjegjësia e Qeverisë përpara Parlamentit. Prandaj, çështje kushtetuese dhe morale janë dënimi i urrejtjes etnike, fetare, gjuhësore, e të tjera.