Kulturë

Një kapitull i ri për kryevepra të artit mesjetar shqiptar

Me një koleksion prej 7500 objektesh, më të madhin në Shqipëri, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është “mesjeta e gjallë” e artit shqiptar të ikonave

Aty janë të gjitha kryeveprat e bëra nga duart e plejadës së artistëve brilantë shqiptarë, në krye me beratasin Onufri. Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë – ku ndodhet koleksioni më i madh i ikonave në Shqipëri – tashmë dymbëdhjetë sosh i janë nënshtruar procesit të ndërhyrjeve konservuese e restauruese. Dy janë vepra të ikonografit Kostandin Jeronomaku, e të tjerat të bëra nga autorë anonimë. Në një bisedë për KOHËN, drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, flet për projektin e fundit, vlerat që ruhen në këtë muze si dhe për rritjen e interesimit edhe prej vizitorëve nga Kosova

Është vendi ku mesjeta është e gjallë dhe shpirti i shekujve të tërë flet përmes heshtjeve kontemplative. Ndanë bulevardit “Fan Noli”, që lëvrin mespërmes Korçës, ndodhet edhe hijerëndi Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar.