Kulturë

“Toka brenda meje” në shesh xhirimi zbërthen enigma kohësh

Ekipi i filmit “Toka brenda meje” në shesh xhirimi në Ceceli të Vushtrrisë. Florist Bajgora në rolin e Remos

“Bëhuni gati – xhirojmë”, dëgjohet një zë. Disa fëmijë nisin që t’i zhveshin xhaketat e trasha. Të ftohtët që ua ka skuqur faqet nuk u bën përshtypje. Pa pikë frike kapin në duar disa pula të cilave u janë prerë kokat. Në Ceceli të Vushtrrisë, 30 kilometra nga Prishtina, në një fushë të gjerë, ekipi i filmit “Toka brenda meje” (“The Land Within Me”) është duke xhiruar skenën e fundit. Për regjisorin Fisnik Maxville pikërisht kjo skenë simbolizon të ardhmen e vendit.

 

Personazhi kryesor i filmit “Toka brenda meje” katapultohet mes sekreteve të së kaluarës dhe enigmës që sjell e ardhmja. Remo është kthyer në vendlindje, por kthimi nuk është i lehtë. Grimca nga ky rrëfim filmik kanë nisur të marrin formë, e disa prej tyre zbulohen në shesh xhirimi me ekipin e filmit me të cilin Fisnik Maxville debuton në metrazh të gjatë

“Bëhuni gati – xhirojmë”, dëgjohet një zë. Disa fëmijë nisin që t’i zhveshin xhaketat e trasha. Të ftohtët që ua ka skuqur faqet nuk u bën përshtypje. Pa pikë frike kapin në duar disa pula të cilave u janë prerë kokat. Në Ceceli të Vushtrrisë, 30 kilometra nga Prishtina, në një fushë të gjerë, ekipi i filmit “Toka brenda meje” (“The Land Within Me”) është duke xhiruar skenën e fundit. Për regjisorin Fisnik Maxville pikërisht kjo skenë simbolizon të ardhmen e vendit.

Midis “Odisesë” dhe “Romeo e Xhulietës”