Kulturë

Qeveria zotohet për ideim të Teatrit të ri Kombëtar dhe shpëtim të trashëgimisë kulturore

Sa i përket trashëgimisë kulturore, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ajo do të mbrohet. Ka përmendur edhe mbrojtjen e përhershme, të cilën e gëzojnë vetëm 23 asete. “Do të kemi mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë kulturore”, ka thënë ai. Foto: Driton Paçarada / KOHA

Për herë të dytë në qeverisje e të parën në udhëheqjen e Ministrisë së Kulturës, Lëvizja Vetëvendosje synon të vazhdojë projektet aktuale e të nisë edhe të reja. Këtë do ta bëjë me Hajrulla Çekun, ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 

Përderisa ka përmendur artistët dhe sportistët si ambasadorët më të mirë jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të punohet shumë që ata të kenë kushtet e nevojshme për potencialin e tyre. Menjëherë më pas është zotuar për diçka për të cilën nuk ka nevojë të punojë fare. “Teatri Kombëtar dhe teatrot e qyteteve do të kenë të garantuar financimin e rregullt dhe fondin e shtuar për projektet artistike”, ka thënë ai

Për herë të dytë në qeverisje e të parën në udhëheqjen e Ministrisë së Kulturës, Lëvizja Vetëvendosje synon të vazhdojë projektet aktuale e të nisë edhe të reja. Këtë do ta bëjë me Hajrulla Çekun, ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në ekspozenë e prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, derisa kërkonte votën për kabinetin e tij qeveritar, kryeministri Albin Kurti kulturën e ka përmendur diku në mes të fjalës së tij. Këtë e ka bërë pasi ka dhënë zotimet për bujqësi e para se të flasë për Policinë. Kulturën kësaj radhe e ka renditur më lart sesa kur kishte prezantuar programin në fushatë elektorale, kur renditej krejt në fund. Ato që i ka thënë nëpërmjet ekspozesë, i ka quajtur zotime që së shpejti do të jenë edhe program qeverisës.