Kulturë

Koncert me 5 mijë veta si test në kohë pandemie

Pjesëmarrësit në koncert duhet t’i njoftojnë organizatorët nëse gjatë javës u shfaqen simptoma të koronavirusit, ose rezultojnë pozitivë
 

Një koncert nga grupi “Love of Lesbians” u mbajt me një audiencë prej 5 mijë vetash, për të provuar nëse një ngjarje e tillë mund të mbahet nën masa të rrepta higjienike. Pjesëmarrësit në koncert u kontrolluan për probleme shëndetësore para se të shkonin për testim në tri qendra

(DW) – Barcelona mbajti koncert masiv me bendin “Love of Lesbians”, ku ishin të pranishëm 5 mijë veta. Koncerti i së shtunës u bë i pari me këto përmasa që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Koncerti u zhvillua në “Palau de Sant Jordi”, i cili ka kapacitet për 24 mijë veta.