Kulturë

“Muzika e fjalëve” – frymëzim për letërsinë për fëmijë

Aktiviteti për Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë është bashkorganizuar nga biblioteka “Hivzi Sulejmani”, organizata joqeveritare ETEA dhe nga Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë. Ka nisur me një minutë heshtje për shkrimtarin për fëmijë, Hasan Hasani, i cili u nda nga jeta në dhjetor të vitit të kaluar (Foto: ETEA)

Gjuha është njësoj si muzika që rrjedh natyrshëm e njerëzishëm. Kur rrëfimet e poemat bashkëndahen mes njerëzve, mendjet marrin krahë, fluturojnë e takohen në qiell. “Ne nisim ta kuptojmë njëri-tjetrin. Ne bëhemi fqinj në vend të jabanxhinjve”, janë fjalët e shkrimtares kubanezo-amerikane, Margarita Engle, që kanë kumbuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë. Kësaj ngjarjeje i është bashkuar edhe Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë, që kanë përzgjedhur tri esetë më të mira nga një konkurs ku morën pjesë nxënës të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës

Edhe për dikë që të kaluarën e mban mend përmes krajatave të emigrimit, poezitë dhe rrëfimet janë brumë për t’u ndier shpresëplotë. Mesazhet e shkrimtares amerikano-kubaneze, Margarita Engle, kanë veshur me simbolikë frymëzuese 2 prillin – Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë. Prej vitit 1967, kjo ngjarje ka ambicien për të frymëzuar dashuri për lexim dhe për të vëmendësuar librat për fëmijë.

“Kur ne lexojmë, mendjet tona marrin krahë/ kur ne shkruajmë, gishtërinjtë na këndojnë”, janë dy vargjet e para të poezisë “Muzika e fjalëve” të bërë enkas për këtë ditë nga shkrimtarja 69-vjeçare, Engle.