Kulturë

Kryeministri Rama në Mësonjëtoren e Korçës përballet me akuza për tjetërsim të monumentit

Kryeministri Rama në Mësonjëtoren e Korçës përballet me akuza për tjetërsim të monumentit
Mësonjëtorja e Parë Shqipe prej vitit 1967 kishte marrë statusin e Muzeut Kombëtar të Arsimit. Prej shtatorit të vitit të kaluar aty ka nisur projekti për muzealizimin e monumentit

Me punimet restauruese që thuajse kanë përfunduar, ngrehina dykatëshe e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë ka ambicien që të jetë një muze për të gjitha moshat. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, të martën ka vizituar objektin në Bulevardin e Shën Gjergjit në Korçë, i cili prej muajsh i është nënshtruar procesit të muzealizimit.

 

Dikur shtëpi e dhuruar nga atdhetari Diamant Tërpo, godina historike e Mësonjëtores së Parë Shqipe nyjëton historinë e arsimit shqip. Projekti i nisur në shtator të vitit të kaluar për muzealizimin e ndërtesës historike synonte t’ia “rikthente” lavdinë Korçës si destinacion turistik. Por futja e elementeve të reja brenda Muzeut të Arsimit është kritikuar si anashkalim i historisë dhe i identitetit të ndërtesës historike. Ky debat ka “përplasur” një grup studentësh nga universiteti “Fan Noli” me rastin e vizitës së kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, në këtë muze. Të parët kanë mbajtur edhe pankarta si “Ishe Mësonjëtore njëherë: na u bëre Muze Kothere prej leshi”, kurse kryeministri Rama është kundërpërgjigjur ashpër duke thënë se kritikat vijnë nga “analfabetë funksionalë”

Me punimet restauruese që thuajse kanë përfunduar, ngrehina dykatëshe e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë ka ambicien që të jetë një muze për të gjitha moshat. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, të martën ka vizituar objektin në Bulevardin e Shën Gjergjit në Korçë, i cili prej muajsh i është nënshtruar procesit të muzealizimit.

Gjatë kësaj vizite atë e ka shoqëruar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka shpjeguar për procesin e rinovimit të kësaj ndërtese dhe për rivendosjen e aseteve historike të Mësonjëtores.