Kulturë

“Inspektor Limi” qesh me realitetin e zymtë, thërret shpresën

“Inspektor Limi” qesh me realitetin e zymtë, thërret shpresën
Dallaveraxhinj, mashtrues, bjerrakohës, drogaxhinj e kuazipatriotë bëhen tok në pijetore që në njëfarë forme simbolizon vendin. Është përditshmëria e cila bart në skenë shfaqjen “Inspektor Limi”, e secili akt mund të shkruhet me copëza realiteti

Këngët patriotike jehojnë brenda pijetores. Arbeni dhe shkencëtari Xhelali kanë ngecur në një provincë. Nuk kursejnë fjalët banale pa marrë parasysh temat që diskutojnë. Të gjithë e njohin shoqi-shoqin. Ardhja e një të riu, Lirim Berisha – Limi, ngjall dyshime tek të gjithë. Inspektori është në mision për të gjetur një makinë që prodhon lëndë narkotike e që mund ta kthejë Kosovën në një vend të lumtur. Këto janë disa detaje të komedisë së zezë “Inspektor Limi”, që u dha premierë të hënën mbrëma në teatrin “Oda”.

 

Së paku për një orë, sa zgjat shfaqja, publiku njashtu sikurse edhe shfaqja, qesh me realitetin e ashpër që ka përthekuar vendin përderisa dalja prej teatrit mund ta ngrijë buzëqeshjen në përballje të përnjëmendtë me të. Dhe ky lloj katarsisi është roli i teatrit që në zanafillë, e “Inspektor Limi” si komedi e zezë vjen pikërisht në këtë frymë. Sharjet, vulgariteti e çka jo tjetër mund të jenë të ekzagjeruara, por një qasje e tillë është e qëllimshme për ta goditur sa më fort atë skenë të përditshmërisë

Këngët patriotike jehojnë brenda pijetores. Arbeni dhe shkencëtari Xhelali kanë ngecur në një provincë. Nuk kursejnë fjalët banale pa marrë parasysh temat që diskutojnë. Të gjithë e njohin shoqi-shoqin. Ardhja e një të riu, Lirim Berisha – Limi, ngjall dyshime tek të gjithë. Inspektori është në mision për të gjetur një makinë që prodhon lëndë narkotike e që mund ta kthejë Kosovën në një vend të lumtur. Këto janë disa detaje të komedisë së zezë “Inspektor Limi”, që u dha premierë të hënën mbrëma në teatrin “Oda”.

Inspektori nis hulumtimin e tij për të gjetur drogën. Të gjithë janë të dyshuar për të. Veçanërisht specat e Arbenit (Adrian Morina) mund të mos jenë vetëm speca. E droga e Fisit (Lirak Çelaj) mund të jetë ajo që ai kërkon. E gjersa ai kërkon drogën, personazhet e tij vënë në pah se në provincën ku ata jetojnë gjërat nuk po ecin mbarë. Shkencëtarët tallen për zbulimet e tyre e krimi kryhet haptas. Mashtrimi është diçka e zakonshme. E deputetët e vizitojnë këtë pjesë vetëm kur ka zgjedhje. Inspektor Limi (Kastrio Grajqevci) nis t’i bëjë të gjithë shokë e vendasit teksa të gjithë vrasin mendjen se shoku i kujt mund të jetë ai. Në momentin që askush nuk e njeh atë nis konfrontimi në mes të tij dhe Fisit. Shpejt ajo që nis me pyetjen “Kush je ti?” përfundon me vrasje. Vetëm baristja Monika (Daniela Markaj) nuk është e përfshirë në këtë grindje. Ajo ia del që të mashtrojë të tjerat, por makina e Xhelalit (Nëntor Fetiu) është e vetmja që ia prish planet. Skena është si një kafehane mëhalle, pronë e Fidaimit, rolin e të cilit e luan Kushtrim Sheremeti, i cili transformohet edhe në rolin e nënës së Arbenit.