Kulturë

“Unë shpresoj...” bashkon vizionet për të ardhmen të dhjetë mijë njerëzve

“Unë shpresoj...” bashkon vizionet për të ardhmen të dhjetë mijë njerëzve
Vepra “I hope...” (“Unë shpresoj...”) në “König Galerie” të Berlinit gërsheton brenda vetes dhjetë mijë letra të dërguara nga njerëz nga e gjithë bota, që ndajnë shpresat e tyre për të ardhmen
 

“Gjatë pandemisë së COVID-19 është e vështirë të mendosh për shpresën, por të imagjinosh të ardhmen është shumë e rëndësishme për njerëzit”, ka thënë artistja japoneze Chiharu Shiota për veprën e saj që vjen si kundërpërgjigje ndaj pandemisë. “Nëse nuk keni inspirim, ju nuk keni të ardhme”

Shpresa është një fjalë me të cilën të gjithë janë familjarizuar – ose ndoshta harruar – në vitin e fundit. Bota ka përjetuar sfida të panumërta për shkak të pandemisë COVID-19. Artistja japoneze Chiharu Shiota ka dashur të krijojë një hapësirë që do të kujtonte dhe inspironte për të besuar përsëri. Për ekspozitën të saj të fundit në “König Galerie” në Berlin, ajo ka krijuar realizuar instalacionin e madh të titulluar “Unë shpresoj...”.

Vepra gërsheton brenda vetes dhjetë mijë letra të dërguara nga njerëz nga e gjithë bota, që ndajnë shpresat e tyre për të ardhmen. Letrat rrinë në ajër, pasi që më pas janë varur në fije peri që lëshohen nga lart.