Kulturë

Serbia intensifikon fushatën pas “Manastirit të Deçanit në rrezik”

Përderisa ia dolën që nëpërmjet organizatës “Europa Nostra” ta fusin Manastirin e Deçanit në lisën e shtatë monumenteve të rrezikuara të Evropës, shteti e autoritetet kishtare serbe janë nxitur edhe më për të “paralajmëruar” mbi rrezikun që “i kanoset trashëgimisë kulturore serbe” dhe serbëve në Kosovë. Në anën tjetër, institucionet e vendit kanë reaguar duke publikuar korrespodencat e vonuara me organizatën evropiane teksa janë zotuar se po zhvillojnë “konsultime të brendshme, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë”

Jehona e propagandës së shtetit serb dhe Kishës Ortodokse të Serbisë është intensifikuar. Pas përfshirjes së Manastirit të Deçanit në listën e shtatë monumenteve në rrezik nga organizata “Europa Nostra”, mekanizmat shtetërorë serbë janë vënë në lëvizje edhe më. Si klerikët, edhe zyrtarët shtetërorë të enjten dhe të premten kanë folur për “sulme të vazhdueshme mbi tempujt fetarë serbë në Kosovë”.

E në anën tjetër, pos një reagimi në rrjetet sociale të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, institucionet e Kosovës të paktën publikisht të enjten kanë heshtur. Janë marrë me korrespodenca interne midis zyrtarëve të Kosovës dhe “Europa Nostras”.