Kulturë

Arkeologët gjejnë “qytetin e artë” mbi 3 mijë e 400 vjet të vjetër

Arkeologët gjejnë “qytetin e artë” mbi 3 mijë e 400 vjet të vjetër
Qyteti është cilësuar si “Pompei” i Egjiptit të vjetër për shkak të gjendjes së mirë siç është ruajtur
 

Ekspertët po e përshkruajnë vendin si “Pompei” i Egjiptit të lashtë, për shkak të gjendjes së ruajtur mirë – pavarësisht se ka qenë i mbuluar për shekuj

Një qytet i madh faraonik, i ndërtuar më shumë se 3400 vjet më parë gjatë ditëve të bollëkut nën sundimin e Amenhotepit III, është zbuluar në Egjipt.

Arkeologët kishin nisur kërkimet për një tempull mortor afër Luxorit në shtator të vitit të kaluar, por pastaj ndeshën formime me tulla balte në çdo drejtim.